Kryetari i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka alarmuar se në Luginën e Preshevës shteti serb po bën spastrim etnik, ai ka kërkuar zgjidhje të problemit të shqiptarëve në marrëveshjen Kosovë-Serbi, që sipas tij vetëm aty është shpëtimi.
Ish-regjimi i i Milosevicit, Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë, kjo po bëhet nga ish-ministri i Milosevicit, tani presidenti Aleksandar Vucic.
Vucic po i diskriminon shqiptarët në të drejtat e tyre ekonomikisht, gjë që po ndikon në largimin e të rinjve nga Lugina e Preshevës.
“Po e kemi theksuar shumë herë se diskriminim shtetëror të cilin Serbia e ka filluar në fundin e viteve të 90-ta të shqiptarëve në shumë sfera vazhdon edhe sot.
Pavarësisht faktit se ne jemi në një proces politik, një dialogu të heshtur me dialogun e Beogradit që nga përfundimi i Iuftës së UQPMB-së.
Me marrëveshjet e vitit 2009 dhe 2013 nuk po realizohen.
Kjo sjellë një situatë të pashpresë sidomos për mosnjohjen e diplomave për mungesë të integrimit të mjaftueshëm dhe problemet e shumta në sferën e arsimit por sidomos edhe në sferën e ekonomisë një perspektivë ekonomike që ndikon në largimin e të rinjve nga lugina e Preshevës”, tha Kamberi për Ekonomia Online.
“Është një proces diskriminues të cilin Serbia po e zbaton sidomos në masë masive në komunën e Medvegjës atje ku shqiptarët janë shpërngulur gjatë viteve 1999-2000, por që tash po legalizohet një spastrim etnik i cili ishe filluar me vendosjen e forcave militare serbe pas tërheqjes së tyre nga Kosova”, tha ai.
Kamberi po kërkon që çështja e shqiptarëve në Jug të Serbisë të përfshihet në dialogun Beograd-Prishtinë, që sipas tij pa përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës konsiderohet e mangët.