1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Haradinaj këmbëngul: O unë president, ose shkojmë në zgjedhje

Rekomandime

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK’së, vazhdon të jetë këmbëngulës lidhur me çështjen e presidentit.

- Advertisement -

Kreu i partisë në koalicionin qeverisës, i ftuar në ‘Ora News’, ka deklaruar se nëse nuk përzgjedhet president, vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Për fat të mirë Kosova deri sot ka treguar se është e aftë të mbajë zgjedhje, respektohet demokracia por dhe di të implementojë rezultatin zgjedhor si rasti kur dhashë dorëheqjen unë. Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, për Kosovën.

Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto. Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do ti zgjidhim në bazë të Kushtetutës.

- Advertisement -

Si aleancë kemi dhënë një opsion që është një marrëveshje politike. Opsion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se duhet trokitur në derën e LVV’së ose PDK’së për sigurimin e votave për të parin e vendit.

- Advertisement -

“Çështja e Presidentit është çështja e një marrëveshje politike mes partive. Pra është një parti e vetme, ose dhe dy nuk i kanë në Kosovë por duhet më shumë më shumë se dy realisht. Si koalicion qeverisës ne kemi një shumicë por është një shumicë shimë e kufizuar.

Do të thotë ne kemi mungesë për këtë çështje rreth 20 vota. Dhe opsion është Lëvizja Vetëvendosje, gjetja e një marrëveshje me ta, ose partia demokratike e Kosovës. Kjo është ajo që e pret Kosovën, mundësia e gjetjes së një marrëveshje apo dhe shkuarja në zgjedhje”, ka deklaruar ai.

Tutje, ish-kryeministri i Kosovës e ka parë Gjykatën Speciale si gabim politik votimin e saj prej ish-anëtarëve të kryesisë së PDK’së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit