Milaim Zeka: Këta dy persona duhet m’i zbulua vrasësit e Astrit Deharit, ja çfarë thotë për hetuesin Avni Namani dhe Sylë Hoxhën

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, thotë se vrasësit e Astrit Deharit duhet që Vjosa Osmani dhe Albin Kurti me i zbulua, por jo vetëm.

Sipas Zekës, raporti zviceran është sebepi për zbulimin e dhjetëra vrasjeve e mijëra kurdisjeve.

Ai thotë se edhe raporti i Dick Martyt ka qenë sebepi i krijimit të Gjykatës Speciale.

Zeka thotë se, me rastin e Astritit është urdhëruar të merret prokurori Sylë Hoxha, për të cilin thekson se, krerët e shtetit, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë thënë se Syla koordinohet me Beogradin.

Nëdrsa, tutje Zeka ka përmendur edhe hetuesin Avni Namanin.

“Avni Namani ka udhëhequr hetimet për falsifikimin e provimit të jurispodences nga ana e Lumezit. Lumezi ka shku si kryeprokuror me mbështetjen absolute të PDK-së”, shkruan Zeka.

Postimi i plotë:

Albini dhe Vjosa duhet m’i zbulu vrasesit e Astritit dhe jo vetem

Raporti zviceran eshte vetem sebepi per zbulimin e dhjetera vrasjeve e mijera kurdisjeve per denimin e njerezeve te pafajshem ne Kosoven e pasluftes. Edhe raporti i Dick Martit ka qene sebepi i krijimit te Gjykates Speciale, e cila do te zbardhe gjera qe do ta shokojne çdo njeri normal.

Po kthehemi tek rasti Dehari. Nje person po deklaron publikisht se “ Astriti eshte nxjerre disa here nga dhoma e hetuesise dhe eshte torturuar”! Nje deklarate tjeter po thote se “Astriti eshte ndeshur te pakten me dy persona te tjere”!

Dyshimi kryesor per mu si qytetare i ketije vendi eshte ky: Me rastin e Astrit Deharit eshte urdheruar te merret nje prokuror, Syle Hoxha, per te cilin kreret e shtetit te Kosoves, konkretisht Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, kane deklaruar se ai, pra Syla, edhe sot e kesaj dite kordinohet me Beogradin.

Ne kete vend mafioz, gjitheçka eshte e mundur. Jo me larg se sa dje, ne kohen e drekes, ne pranin e nje mikut tim dhe dy avokateve, kam degjuar nje tregim çmendurie se çfare terrori ka ushtruar mbi nje qytetar hetuesi kriminel Avni Namani me dy hetues te tjere, vetem e vetem qe permes ketij personi te akuzonin nje kundershtar politik te Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Avni Namani ka udhehequr hetimet per falsifikimin e provimit te jurispidences nga ana e Lumezit. Lumezi ka shku si kryeprokuror me mbeshtetjen absolute te PDK se. PDK qe nga viti 2008 e ka dhunu drejtesine kosovare dhe i ka perdhunu permes saje te gjithe ata qe kane pas nevoje per te. Perpos perdhunimit, kjo drejtesi edhe ka vra njereze, ashtu si e ka vra Astrit Deharin!