9.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Sot 19 vjet nga lirimi i Kurtit nga burgu i Nishit, këto ishin fjalët e para dhe kjo ishte gjendja e tij

Rekomandime

19 vjet më parë Albin Kurti u lirua nga Burgu i Nishit.

Më të mbërritur në Kosovë ai dha nëj deklaratë për mediat. Kurti me atë rast pati thënë se ka ndodhur ajo që më së paku ka dashur të ndodhte, sepse ishte liruar i vetëm. Sipas tij Serbia e përdori lirimin e tij.

- Advertisement -

Ka ngjarë ajo që më së paku kam dashur që të ngjajë, jam liruar I vetëm. Shokët e mi vazhdojnë të mbahen pengje në burgjet e Serbisë.

Shumica prej tyre janë me shëndet të rrënuar ose të plagosur, ose të dyja këto.

Përkundër kësaj ata vazhdojnë të qëndrojnë të fortë moralisht e psiqikisht. Unë nuk kam kërkuar asnjëherë që të më amnistojnë ose të më falin.

- Advertisement -

Unë kam kërkuar vetëm drejtësi dhe atë drejtësinë e popullit tim dhe drejtësi ndërkombëtare.

Sepse drejtësia dhe e vërteta në të ashtuquajturat Serbi dhe Jugosllavi vazhdojnë të jene e kundërta e tyre”, tha ai 19 vjet më parë.

- Advertisement -

Ditën e lirimit Kurti nuk u shpreh i lumtur për veten sepse tha se i mungojnë shokët që vazhdonin të qëndronin në burg.

Ju nuk duhet të fokusoheni në lirimin tim, por në pasojat e këtij lirimi.

Regjimi pseudodemokratik I Beogradit lirinë time e ka përdorur për t’ua zgjatur robërinë shokëve të tjerë që vazhdojnë të mbahen në burgje. Në këto momente ata mua më mungojnë më shumë se familja ime”, tha ai.

Albin Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së Iuftës në Kosovë dhe ishte liruar më 7 dhjetor 2001, pas presionit ndërkombëtar për lirimin e të burgosurve politikë nga regjimi serb.

Kurti ishte arrestuar më 27 prill 1999 në Prishtinë dhe deri më 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës.

Prej datës 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit dhe prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000 në burgun e Nishit.

Procesi gjyqësore ndaj Albin Kurtit ka filluar më 9 mars 2000 ndërkaq më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë”, sipas nenit 116.

Sërish, prej 14 mars 2000 deri në nëntor, ka qenë në burgun e Pozharevcit, prej nga kishte dhënë një intervistë më 22 prill 2000.

Prej nëntorit 2000 deri 3 dhjetor 2001 ka qenë në burgun e Quprisë ndërkaq, prej 3 dhjetor 2001 deri më 7 dhjetor, sërish në burgun e Nishit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit