7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Qeveria shpërndan para për të rinjtë, kritikët thonë se po blihen votat

Rekomandime

Serbia po ua jep nga 100 euro ndihmë shtetërore për pandeminë të rinjve të moshës 16 deri në 29 vjeç nga 1 deri më 3 shkurt. Këtë, kritikët e qeverisë e shohin si përpjekje për të blerë vota përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen në prill.

Gjithsej 1.019.796 të rinj kanë aplikuar për ndihmë financiare shtetërore prej 100 eurosh në ekuivalentin e dinarit, ka bërë të ditur ministri serb i Financave Sinisha Mali. Për këtë masë ndihme nga buxheti i shtetit janë siguruar pak më shumë se 12 miliardë dinarë ose rreth 101.7 milionë euro.

- Advertisement -

Mali njoftoi gjithashtu se më 10 shkurt do të paguhen 20 mijë dinarë, pak më pak se 170 euro për ndihmë fillimisht për pensionistët, ndërsa punonjësit e shëndetësisë kanë marrë nga mesi i janarit nga 85 euro.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit