1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mediumi spanjoll: Po shkojmë drejt njohjes së Kosovës

Rekomandime

”Suedia, Greqia, Gjeorgjia dhe Kosova. Këta do të jenë rivalët e ekipit spanjoll në rrugën e tyre për në fazën finale të Kupës së Botës në Katar”, ka shkruar mediumi spanjoll “Elmundo.es”, duke u ndalur me theks te veçantë tek Kosova, shtet këtë që nuk e njohin.

- Advertisement -

Gjithsesi, sipas kësaj medie mospërdorimi i vetës si në rastin me Gjibraltarin tregon se Spanja po shkon drejt njohjes.

“Polemikat janë në Kosovë, një vend që Spanja nuk e njeh. Sidoqoftë, Federata Spanjolle nuk i kërkoi FIFA-s veton që skuadrat mund të kërkojnë kur ka konflikte politike midis vendeve të tyre. Një veto që Spanja përdor, për shembull, me Gjibraltarin, dhe që parandalon të dy ekipet të takohen në të njëjtin grup.

Kjo moskërkesë mund të jetë pjesë e një procesi të largimit nga bllokimi që Qeveria e Pedro Sanchez filloi disa muaj më parë. Në maj të këtij viti, Kryeministri ra dakord për herë të parë për të marrë pjesë në një samit evropian së bashku me Presidentin e Kosovës, në këmbim të mos shfaqjes së flamujve të vendeve pas udhëheqësve të lartë.

- Advertisement -

Ishte një gjest i ri, pasi vetëm dy vjet më parë, në 2018, presidenti i atëhershëm, Mariano Rajoy, mungoi në një samit identik sepse ishte i pranishëm presidenti i Republikës së Kosovës, i cili fitoi në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Serbia në 2008”, ka shkruar Elmundo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit