Skandaloze: Keqtrajtohet shitësi i cigareve në Prishtinë, disa të rinj ia djegin duart

0
228

Një shitës cigaresh në Prishtinë është keqtrajtuar nga disa të rinj në një lokal në kryeqytet.


Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet disa të rinj që qeshin me djalin, shitës cigaresh, teksa i vënë flakën duarve të tij në një tavolinë, brenda një lokali.

Në video shihet se pas djegies së duarve, djalit që shet cigare nuk i ndihmon askush. Aty dëgjohen vetëm zërat duke qeshur.

Policia e Kosovës ka konfirmuar  se tre persona janë arrestuar për këtë rast.