12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Edhe Majlinda fiton medalje në Japoni

Rekomandime

Pas Distria Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos. Kampionia olimpike u mposht në gjysmëfinale nga kampionia botërore, Abe Uta, por megjithatë nuk mbeti pa medalje pasi e mposhti portugezen Joana Ramos në luftën e repesazhit për vend të tretë

- Advertisement -

Majlinda Kelmendi është stolisur me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Japoni, shkruan Gazeta Express.

Xhudistja kosovare e mposhti portugezen Joana Ramos në luftën e repesazhit për vend të tretë, duke ia sjell Kosovës medaljen e dytë, pas asaj të bronztë të Distria Krasniqit, të cilën e fitoi një ditë më parë.

Majlinda e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti meksikanen Luz Olvera.

- Advertisement -

Më pas, dy herë kampionia botërore e mundi polaken Agata Perenc, kurse më tutje ishte më e mirë se japonezja Ai Shishime, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Në këtë fazë, fatkeqësisht Majlinda u ndal nga kampionia aktuale botërore Abe Uta.

- Advertisement -

Por, Kelmendi nuk mbeti duarthatë dhe në fund e fitoi të bronztën.

Në ditët në vazhdim, në “Tokyo 2019” do të garojnë edhe xhudistët tjerë kosovarë, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit