10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A e dini se çka ndodhë kur në Kosovë këthehet ushtria serbe?

Rekomandime

Shkruan: Fahri XHARRA

- Advertisement -

Një pyetje së cilës të gjithë ia dimë përgjegjën , e dimë ne që e përjetuam luftën e vitit 1999, por e dinë edhe ata që së paku kanë lexuar për vitin 1912, që kanë lexuar për vitet 1800 deri 1890. . Pos si duket nuk po e dinë dhe e kanë harruar edhe këta që po na udhëheqin. Për Shqipëri as mos të flasim , sepse simpatia për ish Jugosllavinë nuk iu del nga mendja.
“ Kad se vojska na Kosovo vrati” – Këngë super nacionaliste serbe, plotë urrejtje ndaj shqiptarëve , plotë dëshirë për eliminime dhe çfarosje të shqiptarëve. E dini që kjo këngë po këndohet në Serbi , dhe u këndua edhe nga krerët kishtar pravoslav si ishte rasti i djeshëm në fshatin Bërskut në Malin e Zi.

Fshati Brskut i ka vetëm 19 banorë me moshë mesatare 65, 3 vjeç.
Nuk është e rëndësishme se ku u këndua por çka u këndua, nuk është e rëndësishme se ku u këndua por kush këndoi, çka këndoi ?

Metropiliti i njohur antishqiptar Amfohilije, pas liturgjisë në kishën e atij fshati, i rrethuar nga politikan dhe banorë i pëcjellur nga gazetarët e Serbisë me plotë entuziazëm e këndo këndoj këngën : “Kur të këthehet ushtria serbe në Kosovë !”, duke vajtuar për
“ tokën e tyre të okupuar “- Kosovën.Metropoliti


Metropoliti duke kërkuar gjak i tha edhe këto fjalë:
– “- Ja poštujem vlast, ona je priziv na poredak među ljudima. Međutim, nije svaki vlastodržac za poštovanje, on je za poštovanje kao čovek, ali ne i njegov zločin i njegova ideologija lažna i bezbožna.”
– Unë e respektoj pushtetin por jo edhe pushtembajtësit . Nuk është për respek çdo pushtetmbajtës , ai mund të respektohet si njeri por jo edhe për krimin dhe ideologjinë e titij që nuk e respekton zotin.”
Besoj se e kuptoni se në ai aludon , dhe pse mu tani del kjo këngë të cilën e përcollën të gjitha mjetet e informimit në Serbi.
Me qenë se polotikanët tanë janë verbuar, Zotit Grenell ia kisha rekomanduar : “ Mos prano asgjë nga serbët edhe nëse ato janë dhurata. Populli ynë është në mbrojtje të Amerikës , se përndryshe u fut ushtria serbe në Kosovë “

- Advertisement -

Se me çfarë urrejtje këndoi mitropoliti Amfohilije mund ta dëgjoni në këte adresë :


Me respekt për Amerikën dhe Izraelin , por me dro nga Serbia,
Fahri Xharra, 21.09.20
Gjakovë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit