10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Johnson i ashpër: Rusia po dërgon sinjale “të përziera” thotë se po tërhiqet, por ka ndërtuar spital pranë kufirit

Rekomandime

Mbretëria e Bashkuar është ende e paqartë në lidhje me qëllimet e vërteta të Rusisë mbi konfliktin në Ukrainë. Kryeministri Johson tha se rusët janë duke dërguar sinjale “përziera”, të cilat nuk lejojnë që të kuptohet se çfarë ka vërtetë ndërmend Putini të bëjë me Ukrainën, shkruan The Guardian

Johnson tha pas një takimi urgjent me Komitetin Qeveritar “Cobra” për situatës së konfliktit midis dy vendeve se Rusia po ndërton një spital pranë kufirit të Ukrainës në Bjellorusi, që për të interpretohet si një përgatitje për pushtim.

- Advertisement -

Gjithashtu, ai theksoi se shumë trupa ruse janë duke iu afruar kufirit me Ukrainën. Ai, ndër të tjera, i bën thirrje Rusisë të tërheqë trupat e vendosur në kufij.

“Ne mendojmë se ata janë gati dhe mund të reagojnë në çdo moment”, shtoi Jonson.

Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar ka më shumë arsye që të “mbetet e ashpër” në sanksionet e saj ekonomike që synojnë bizneset dhe individët rus. Në përfundim ai tha se ka “shenja pozitive” nga bisedat e zhvilluara me ministrin e jashtëm të Rusisë edhe pse të pamjaftueshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit