1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kush është Gregory Meeks që do të pasojë Eliot Engel në Kongres, një mbështetës i madh i Kosovës

Rekomandime

Gregory Weldon Meeks kongresmen demokrat, i cili do të pasojë Eliot Engel si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan brenda tre javësh, e njeh mirë situatën në rajonin tonë, sepse ai është një anëtar i vjetër i Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë, Energjinë dhe Mjedisin.

Ai është gjithashtu bashkë-kryetar i grupit parlamentar për Bashkimin Evropian dhe ka qenë në Kongres që nga viti 1998.

- Advertisement -

Sikurse Engel, edhe Meeks është një mbështetës i çështjes së Kosovës.

Në fund të qershorit 1999, Meeks ishte një nga bashkë-sponsor i një rezolute në Kongres duke uruar dhe falënderuar trupat e SHBA dhe NATO për “sjelljen me sukses të paqes në Kosovë dhe ndalimin e spastrimit brutal etnik të shqiptarëve të Kosovës në vetëm 11 javë”.

Në një deklaratë zyrtare në maj 2011, Meeks, si anëtar i Nënkomitetit për Evropën dhe Euroazinë, kishte uruar qeverinë serbe për arrestimin e kriminelit të luftës të paditur nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladiq.

- Advertisement -

Arrestimi i Mlladiqit përfaqëson një hap të madh përpara drejt mbylljes së periudhës tragjike në historinë e Ballkanit Perëndimor. Mendimet e mia janë me viktimat e dhunës së pamend dhe vrasjeve të kryera nga Mlladiq dhe grupet e tij në të gjithë rajonin.

Shpresoj që të mbijetuarit dhe të afërmit të kenë ngushëllim në drejtësinë që do të vihet përpara Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë në Hagë”, shkroi Meeks, duke shtuar se arrestimi i Mlladiqit do ta sjellë Serbinë më pranë anëtarësimit në BE dhe do të presin bashkëpunimin me Serbinë dhe Ballkanin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit