12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tërmeti në Shqipëri, plasariten muret e spitalit, dëme edhe në disa banesa

Rekomandime

Tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter i regjistruar mbrëmjen e kaluar në Pukë ka shkaktuar disa dëmtime të vogla. Bashkia e Pukës, përmes një deklaratë pak çaste pas lëkundjeve sizmike ka bërë me dije se janë konstatuar dëme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, ku ka plasaritje.

Gjithashtu plasaritje dhë rënie suvash ka pasur edhe në spitalin e qytetit.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Termeti që kishte epiqendren pranë Pukës, ka qenë i shkallës 4.7 ne thellësinë 2 km.

Bashkia Puka po nderlidhet për pasojat e kësaj situate. Deri tani nuk kemi informacione për pasoja fatale, ndërkoh që janë porositur administratorët dhe krepleqt e fshatrave të interesohen për pasoja të mundshme pas kësaj situate.

- Advertisement -

Deri tani janë konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorve ka plasaritje, nderkoh janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit