9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Flet imami i xhamisë që u suImua mbrëmë: Kërcënimet s’paskan marrë fund, u konkretizuan me suIme

Rekomandime

Imami i Xhamisë në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë, Ali Ismaili, i cili është edhe kryesues i Kuvendit Komunal në këtë komunë ka njoftuar se është sulmuar fizikisht mbrëmë nga disa persona të panjohur.

- Advertisement -

Ai është shprehur se ka pasur edhe kërcënime të mëhershme dhe sipas tij, tani janë konkretizuar me sulme fizike.

“Pasi përfundoi namazi i Teravive në Miradi të Epërme, aty ku jam edhe Imam i xhamisë në dalje të fshatit u sulmova fizikisht nga disa persona të panjohur, nga një veturë pikap pa tabela. Siç duket kërcënimet e mëhershme nuk paskan marrë fund dhe përveç kërcënimeve, tani dikush ka vendosur që ta konkretizojnë edhe me sulme fizike”, ka shkruar ai.

Ismaili u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta hetojnë rastin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit