19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

“Një krizë e re në Veri është afër”, thotë Daçiqi

Rekomandime

Një krizë e re po duket në horizont, ka thënë ministri serb i jashtëm Ivica Daçiq, pas shkëndijave të para të tensioneve në pjesën veriore të vendit ku tashmë zyrtarët policorë të vendit janë sulmuar nga bandat kriminale serbe dhe pas djegies së afro tetë veturave me targa RKS, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Por, për Daçiq, “faji” qëndron te Kosova, për çka vazhdoi të propagandojë se kjo gjë po bëhet qëllimisht para takimit në Bruksel në 4 prill në nivel në kryenegociatorësh.

“Autoritetet e Kosovës duan të destabilizojnë situatën, që vazhdimisht po krijojnë kriza që të mos ndodhë normalizimi i gjendjes. Pse po ndodh kjo para vazhdimit të bisedimeve në Bruksel më 4 prill. Është e qartë se situata e vjetër dhe një krizë e re e krijuar nga Prishtina janë në horizont”, tha ai, siç e citoi Danas.

“Albin Kurti dhe lidershipi separatist i Prishtinës janë gjeneratori kryesor i të gjitha krizave dhe se po mundohen të shkatërrojnë të gjitha marrëveshjet për targat e veturave, duke gjeneruar vazhdimisht kriza në Kosovë, pra edhe në gjithë rajonin”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit