12.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Rastet po shtohen, Ministri i Shëndetësisë flet për hapjen e aeroporteve, e pishinave dhe klubeve të natës

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë po përgatit manualin me udhëzime për veprimtaritë e lejuara, teksa hapja e veprimtarive të reja do të varet nga situata epidemiologjike, ka thënë të martën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

- Advertisement -

“Rivlerësimi dhe vendimi për hapjen e veprimtarive të tjera si aeroportet, kufijtë, ahengjet, banjat rehabilituese, panairet, pishinat e klubet e natës, duhet të shoqërohet me analiza të bazuara në indikatorë matës ku kontributin kryesor duhet ta japë IKSHPK-ja, ashtu që secili vendim i marrë, të jetë i qëndrueshëm dhe në përputhje me situatën epidemiologjike”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në takimin e Komitetit për menaxhimin e pandemisë.

Ai ka kërkuar po ashtu që institucionet mbikëqyrëse për zbatimin e masave të Qeverisë të jenë sa më të pranishme me inspektime në veprimtaritë e lejuara.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka filluar të rritet. 105 raste të reja janë raportuar vetëm gjatë tri ditëve të fundit.

- Advertisement -

Zemaj e ka kryesuar të marten takimin e Komitetit për menaxhim të pandemisë. Gjatë këtij takimi kanë raportuar përfaqësues të të gjitha institucioneve.

“Sot jemi në një situatë tjetër, atë të zbatimit të fazës së tretë të hapjes graduale ekonomike, e cila kërkon rivlerësimin edhe të disa veprimtarive të cilat presin për t’u liruar. Kjo fazë, siç edhe është vërejtur, bart në vete rrezikun e përhapjes së mëtejme të virusit, pas një periudhe relativisht pozitive kur rastet me COVID-19 kishin rënë pothuajse në nivelin më të ulët”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Zemaj po ashtu ka theksuar se për Qeverinë, prioritet mbetet luftimi i pandemisë. Ka kërkuar prej institucioneve që t’i vazhdojnë aktivitetet për menaxhimin e gjendjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit