11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nagavci thotë se LVV do të shkojë vetëm në zgjedhje, tregon se sa përqind presin t’i fitojnë

Rekomandime

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me partinë e Ramush Haradinajt, duke i shuar kështu edhe raportimet e fundit për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.

Nagavci ka deklaruar se LVV nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti, teksa siç ka deklaruar ajo, kjo parti do të dalë fituese e vetme në zgjedhjet tjera.

- Advertisement -

Jo, nuk është duke u menduar një koalicion me AAK-në. Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë qëndrimin e saj.

Ne besojmë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe të legjitimojnë institucionet dhe këtë legjitimet e dhënë qytetarët.

S’ka asnjë diskutim për ndonjë koalicion as me AAK-në dhe me askënd tjetër. Në zgjedhje do të shkojmë të vetëm dhe t’i fitojmë mbi 50 për qind”, ka theksuar Nagavci për Blic.

- Advertisement -

Por, në anën tjetër, AAK s’e ka përjashtuar mundësinë që të bashkëpunojnë me partinë e Albin Kurtit. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj në Rubikon ka thënë se mund të ketë koalicion paszgjedhor me VV-në.

Nuk e thashë në asnjë rrethanë se kemi marrëveshje me Vetëvendosjen për President por mund të kemi në të ardhmen, nuk e përjashtoj hiq.

- Advertisement -

Mund të bëhemi partner me LVV-në pas zgjedhjeve mund të ketë edhe marrëveshje para zgjedhjeve. Kemi dallime substanciale por nuk jemi armiq, por kundërshtarë politikë”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Ushtruesi i detyrës së kryetarit së kësaj partie, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të natyrshëm një koalicion të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe AAK-së, pas gatishmërisë së shprehur nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

  • Etiketimet
  • VV
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit