Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, për çështjen e presidentit.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri mbrëmë ka deklaruar se nëse partitë nuk pajtohen për çështjen e presidentit, atëherë i bie që po mungon roli i ish-presidentit Thaçi në këtë punë.
E për këtë deklaratë ka reaguar deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi, njëherësh edhe mbesa e ish-presidentit.
Duke publikuar lajmin ku shihet deklarata e Hazirit, ajo ka shkruar “Pak po”.