1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Pacolli mbështet rrëzimin e Qeverisë Hoti

Rekomandime

Aleanca Kosova e Re mbështet rrëzimin e Qeverisë drejtuar nga Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Për ta presidenti i ri i vendit nuk mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës së tanishme, ku janë pjesë Vetëvendosje, PDK dhe AKR po ashtu, transmeton Klan Kosova.

“Vetëm një opozitë e bashkuar mund të hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo qeveri tani ka humbur besueshmërinë e saj dhe qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën”, është shprehur Naim Murseli, këshilltar i Kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Në këtë situatë asnjë President i ri nuk do të mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës. AKR do të mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie!”.

- Advertisement -

Është LVV ajo që ka nisur muaj më parë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, dhe tash ajo mund të llogaris edhe në nënshkrimet e AKR-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit