12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Supremja ua vërteton dënimet Adem Grabovcit dhe të tjerëve

Rekomandime

Gjykata Supreme e Kosovës e ka vërtetuar aktgjykimin dënues të Apelit ndaj Adem Grabovcit, Ilhami Gashit dhe Sadat Gashit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Supremja ka bërë me dije se i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve.

- Advertisement -

Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të akuzuarve A.G., I.G. dhe S.G., për shkak të veprave penale shkelja e statusit të barabartë të shtetaseve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, duke vendosur lidhur me ankesën Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të dënuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, pas mbajtjes së seancës publike, më 29 shtator 2020, me aktgjykimin PA.II.nr.3/2020, refuzoi si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, A.G., I.G. dhe S.G., ndërsa e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, ish-zyrtari i lartë i PDK-së, Adem Grabovci, është dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim me kusht nga Gjykata e Apelit lidhur me rastin “Pronto”.

Grabovcit i është shqiptuar dënimi unik prej 1 viti e 2 muaj burgim, por i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje prej 2 viteve.

- Advertisement -

Gjykata e Apelit ia ka hequr Grabovcit të drejtën për t’u zgjedhur dhe ia ka ndaluar ushtrimin e funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik për 2 vjet.

Apeli i kishte dënuar edhe Ilhami Gashin e Sadat Gashin në të njëjtin rast.

- Advertisement -

Ilhami Gashi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim me kusht, ndërsa Sadat Gashi me 8 muaj burgim me kusht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit