Munguan në emision pasi dyshuan se ishin të infektuar me Covid-19.
Pasi dolën pozitiv në këtë sëmundje, Mihrije Braha dhe Naim Abazi u izoluan dhe qëndruan në shtëpi.
Mirëpo, përmes një njoftimi të bërë në rrjetet sociale, ata treguan se tashmë janë shëruar nga koronavirusi.
“E kaluam” ishte shkrimi që Mihrija ia la një fotoje ku shihet me Naimin, mjaft të lumtur dhe të qeshur.
Çifti pritet t’u kthehet angazhimeve që lanë në gjysmë.