7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Nagavci reagon pas humbjes së rastit në gjykatë ndaj ish-kryetarit Qëndron Kastrati

Rekomandime

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, konstatoi se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën kur mori vendim për organizimin e mësimit në komunën e Kamenicës, duke e hedhur poshtë reformën e Qëndron Kastratit.

Nagavci ka reaguar pas këtij vendimi duke thënë se nëse ajo nuk do të vepronte atëherë do të ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve. Megjithkëtë, Nagavci tha se ditëve në vijim do ta analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Ajo shtoi se një gjë të tillë nuk do ta toleronte as si minister, as si nënën e as si profesioniste.

Reagimi i plotë i Nagavcit në Facebook:

E drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet asnjë fëmije, nga askush. Është obligimi im kushtetues, profesional e moral që të angazhohem për realizimin e të drejtës për arsim për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh ku ata jetojnë.

- Advertisement -

Vendimin për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar, për 441 nxënës të Komunës së Kamenicës e kam marrë pasi dështuan të gjitha përpjekjet që një hap i tillë të ndërmirret nga kryetari i Komunës.

Si Qeveri kemi obligim të sigurojmë vijimin e shkollës për të gjithë nxënësit dhe nuk mund të lejojmë që ata të bëhen peng i mosmarrëveshjeve në mes të Kryetarit të Komunës dhe komunitetit ku jetojnë.

- Advertisement -

Me marrjen e vendimit për mësim të përshpejtuar, 441 fëmijë në Komunën e Kamenicës janë rikthyer në bankat shkollore pas më shumë se 7 muajve. Rreth 100 nxënës të fshatit Busavatë për dy vite nuk kanë vijuar mësimin.

Kjo është shkelje e të drejtave të fëmijëve, është papërgjegjësi, është e patolerueshme dhe e pafalshme.

Vendimin e GjK-së do ta analizoj me kujdes në ditët në vijim, por mbetem e bindur se mosveprimi nga ana ime në rastin e Kamenicës do te ishte shkelje e të drejtave të fëmijëve, shkelje e së drejtës kushtetuese për arsim, shkelje e konventave ndërkombëtare dhe në dëm të interesit të fëmijëve.

Një gjë të tillë nuk mund ta toleroj as si ministre, as si nënë e as si profesioniste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit