Arif Vladi detyrohet ta lëshojë studion tek emisioni i Fatmir Spahiut

0
418

Këngëtari i mirënjohur Arif Vladi, mbrëmë si shkak i kollitjes është detyruar që ta lëshojë studion e emisionit “Natën me Fatmir Spahiun”.

Mbrëmë në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” kanë qenë të ftuar këngëtari Arif Vladi dhe gazetarja e moderatorja e njohur Besa Çeku Buqinca.

Derisa Besa Çeku Buqinca po bashkëbisedonte me autorin e emisionit Fatmir Spahiu, për tema të ndryshme, këngëtari Arif Vladi si duket nuk ndjehet mirë dhe detyrohet ta lëshojë studion.

Fillimisht ai dëgjohet duke u kollitur pak dhe shihet duke pirë ujë, mirëpo më pas kalon para kamerës dhe largohet nga studio.

Pas pak minutash Spahiu pyet ekipen e emisionit se a është gjithçka në rregull me të, derisa edhe merr konfirmimin se Vladi është mirë me shëndet.

Këngëtari kthehet pas pak minutash dhe tregon se kishte problem me kollitje dhe për të mos u ndërprerë emisioni, u detyrua të dalë jashtë.

Për ta parë videon kliko këtu