10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Reagon Arnautovic, pasi u pezullua nga UEFA për fyerje ndaj dyshes shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Rekomandime

Marko Arnautovic ka thënë se ndien pendesë për sjelljen fyese ndaj dyshes shqiptare të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020, pasi UEFA e pezulloi për një ndeshje.

UEFA e pezulloi atë të mërkurën për ndeshjen e ardhshme të Austrisë kundër Holandës në Grupin C, pasi e vërtetua se ai i fyeu Egzon Bejtulahin dhe Ezgjan Alioskin,.

- Advertisement -

Arnautovic, i cili ka rrënjë serbe, u desh të frenohej nga kapiteni David Alaba, gjatë festimit të golit në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut. Gjatë festimit, 32-vjeçari i fyeu Egzon Bejtulahin dhe Ezgjan Alioskin, të cilët kanë rrënjë shqiptare.

Kjo nënkupton se Arnautovic do të mungojë në ndeshjen e Austrisë kundër Holandës të enjten mbrëma.

Në një reagim në Facebook, pas pezullimit, Arnautovic shkroi: “Që prej së jam bërë baba i dy vajzave dhe jam i vetëdijshëm për rolin tim e të qenet shembull, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët, unë pendohem për sjelljen time edhe më shumë. Fatkeqësisht, ka pasur deklaratat nga të dy palët, por prapëseprapë provokimet nuk e arsyetojnë atë që ndodhi.

- Advertisement -

Menjëherë pas ndeshjes, ne biseduam miqësisht dhe i kërkuam falje njëri-tjetrit. Prapëseprapë, unë nuk mund ta zhbëj shpërthimin tim emocional me të (kërkimfaljen).

Ai shtoi: “Fatkeqësisht, jam i pezulluar për ndeshjen e nesërme (kundër Holandës), por ndaj Ukrainës do të jap 100 për qind nga vetja për Austrinë.”

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit