4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Zvicra vendos masa të reja antiCovid për fundvit

Rekomandime

Zvicra ka njoftuar se të gjitha dyqanet, baret dhe restorantet duhet të mbyllen nga ora 19 me qëllim të luftimit të koronavirusit, i cili ka nxitur rritje të tensioneve politike dhe kulturore në shtetin helvetik.

- Advertisement -

Rregullat e reja hyjnë në fuqi të shtunën dhe do të vlejnë deri më 22 janar. Zvicra ka një ndër shkallët më të mëdha të infeksionit për numër të banorëve në Evropë dhe qeveria ka frikë se situata mund të dalë nga kontrolli gjatë festave të fundvitit.

“Po shohim një rritje eksponenciale. Spitalet tona dhe punëtorët tanë shëndetësorë po vendosen deri në limitin e tyre”, tha presidentja e vendit, Simonetta Sommaruga.

Në mars, gjatë valës së parë të infeksioneve, Zvicra nuk ka qenë e goditur rëndë nga numri i viktimave dhe nuk ka vendosur izolim si disa shtete tjera evropiane.

- Advertisement -

Shteti i kishte lehtësuar masat me faza dhe shumë vende tjera e kishin vlerësuar lart veprimin e Zvicrës gjatë krizës, kur theksi ishte vënë mbi përgjegjësinë individuale, shkruan France24.

Megjithatë, raportet mes grupeve që flasin gjuhë të ndryshme janë keqësuar, ndërsa masat e qeverisë janë kritikuar që nga vala e re në tre muajt e fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit