3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Daçiq: Grenelli e paraqiti propozimin e shqiptarëve për shfuqizimin e Speciales, refuzuam

Rekomandime

Mediat serbe e kanë cilësuar si zbulim të detajeve të panjohura të takimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington një deklaratë të tani kryetarit të Kuvendit serb, Ivica Daçiq.

Daçiq tha se shqiptarët kishin një kërkesë të veçantë për presidentin amerikan, Donald Trump, të cilën sipas tij e kishte refuzuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Ai tha se shqiptarët i kishin kërkuar Trumpit që një nga pikat e marrëveshjes, e cila u nënshkrua në Uashington, të ishte edhenjë angazhim i përbashkët për heqjen e gjykatave ndërkombëtare për kr.imet e Iuftës.

“Shqiptarët i kanë kërkuar Trumpit që të jetë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit. Në përgatitjet për takimet, Richard Grenell theksoi se një pikë duhet të jetë që të gjithë të punojmë së bashku për t’i shfuqizuar gjykatat ndërkombëtare të kr.imeve të Iuftës. Sigurisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzoi”, tha Daçiq për televizionin serb, TV Pink.

Sipas Daçiqit, pala kosovare ka punuar me administratën amerikane për një vit se si ta shmangin këtë situatë me gjykimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit