10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shpaloset mozaiku i Agim Ramadanit në kazermën e FSK-së në Gjilan

Rekomandime

Sot kazermën elitare të FSK-së në Gjilan është shpalosur mozaiku i figurës së Agim Ramadanit në Gjilan. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kreu i komunës ka thënë se ndihet i privilegjuar që figura e Agimit të zbresë në Gjilan.

- Advertisement -

Pata nderin që sot mora pjesë në shpalosjen e mozaikut të figurës së Agim Ramdanit në kazermën elitare të FSK-së, në Gjilan. Këtu ndihesh i privilegjuar dhe sigurt për të gjitha pritjet që ne i kemi pasur për shtetin, institucionin, në veçanti për pjesën ushtarake të Republikës sonë.

Agimi ka zbarkuar prej një ekspozeu një vjeçar në qendër të qytetit në kazermë, aty ku e ka vendin dhe ky aty ku figura e tij të rrezatojë çdo ditë si roje e paqes dhe si emër, i cili ushtarit i jep motiv e mesazh që liria është e shtrenjtë dhe për liri shkohet deri në sakrificë.

Ne sot të gjallët na mbetet që ta kujtojmë, të gjunjëzohemi dhe ta respektojmë veprën e secilit. Kjo është njëra nga veprat që falë angazhimit personal të Muhamet Ajrullahut dhe punës së artistit, Besart Gashi. Kjo vepër i vjen Gjilanit pas Abdullah Tahirit e para Kadri Zekës, i cili që do të vendoset në vitin e ardhshëm”, shkruan Haziri në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit