0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Përçahet PDK në Podujevë, e gjithë kryesia e partisë pritet të japë dorëheqje – Enver Hoxhaj takohet me ta

Rekomandime

Mëngjesin e sotëm, Naim Fetahu, dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Podujevë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Fetahu, i cili në zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtur me 29 nëntor, doli në vendin e tretë.Në njoftimin e tij, Naim Fetahu, i renditi arsyet pse po largohet nga PDK.

- Advertisement -

Tha se largimin po e bënë nga pozitat brenda PDK-së, por jo edhe nga politika.Por, Gazeta Blic merr vesh që nuk do të jetë vetëm Naim Fetahu, ai që do të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Siç mëson gazeta, largimin nga PDK, do ta bëjnë të ditur gjatë ditës së sotme, pothuajse e gjithë kryesia e partisë në Podujevë.

Madje, për një gjë të tillë, ata do të mbajnë një takim me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.Takimi do të mbahet sot në orën 16:00, në zyret e PDK-së në Podujevë.

- Advertisement -

I pyetur për largimin e kryesisë së PDK-së në Podujevë, Gazeta Blic, ka kontaktuar tashmë të dorëhequrin nga drejtimi i saj, Naim Fetahu.

Fetahu ka konfirmuar se do të takohen me u.d. e kryetarit të PDK-së në Podujevë, Enver Hoxhaj, por nuk ka dashur të flas më shumë.

- Advertisement -

Fetahu ka thënë se gjithçka që ka pasur të thotë, e ka thënë në njoftimin e tij për largimin nga PDK.Por, shton se ai nuk e ka ftuar asnjë zyrtarë tjetër të PDK-së në Podujevë, që të largohet nga partia.

“Krejt ç’ka kam pas me than e kam thanë, diçka më shumë s’kam ç’ka shtoj.

Sot kemi takim në orën 16:00 me Kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, dhe besoj se për gjërat e tjera është i mjaftueshëm shkrimi që e kam bërë”, ka thënë Fetahu.

“Nuk kam kërkuar që të bashkangjitet askush për largim nga partia. Edhe një herë po të them nuk kam çka i shtoj njoftimit tim”, ka përfunduar Fetahu.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Naim Fetahut për largim nga PDK dhe arsyetimin e tij për këtë dorëheqje:

Naim Fetahu jep dorëheqje nga PDK-ja

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit