7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Në Vushtrri arrestohet vjehrri që keqtrajtonte renë e tij, i gjindet edhe një pushkë në shtëpi

Rekomandime

Në orët e mbrëmjes të 14 dhjetorit 2020, policia në Vushtrri, ka marrë informacion me elemente të veprës penale.

Nga informacioni i siguruar nga viktima femër dhe dëshmitarë të tjerë, dyshimet janë ngritur se i dyshuari (vjehrri) i saj në mënyrë sistematike ka ushtruar dh.unë psikike dhe fizike ndaj viktimës.

- Advertisement -

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar.

Si rezultat i hetimit të zgjeruar, bazuar në elemente të tjera rrethanore, hetuesit policorë tek i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie për të cilën nuk kishte leje.

Ndërsa, pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: “Dh.unë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit