10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përfshirja e mundshme e Albright në dialogun Kosovë-Serbi e dridhë Serbinë

Rekomandime

Në këtë moment, askush nuk mund ta dijë saktësisht se cilët individë dhe në çfarë cilësie do të përfshihen në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, meqenëse shtylla kurrizore e administratës së Joe Bidenit është ende duke u formuar, tha Nemanja Staroviq nga Qendra për Stabilitet Social në Serbi.

- Advertisement -

Ai u shpreh i shqetësuar për mundësinë që ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright të bëhet emisare e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serb.

“Është e vështirë të imagjinohet se Madeleine Albright, me moshën e saj, mund të ketë një rol operacional në realizimin e politikës së jashtme amerikane, por ne nuk duhet ta neglizhojmë autoritetin që ajo ka brenda Partisë Demokratike, dhe kështu mundësinë e ndikimit në disa aktorë politikë. Nuk ka dyshim se çdo ndikim nga ana e saj do të ishte jashtëzakonisht i pafavorshëm për interesat e shtetit dhe popullit serb”, ​​tha Staroviq.

Sidoqoftë, ai beson se parlajmërimi i Daniel Serwer për angazhimin e mundshëm të Albright mund të shihet edhe si një parashikim i dëshirave të tij, shpërqendrim dhe madje një presion delikat mbi ekipin tranzicional të Bidenit.

- Advertisement -

“Me këtë në mendje, mund të jetë më së miri të presësh pak për të parë saktësisht se cila do të jetë struktura e politikës së re të politikës së jashtme të SHBA-së, si kur bëhet fjalë për Departamentin e Shtetit dhe brenda Kongresit, Pentagonit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, tha Staroviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit