11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Historia e Besim Kabashit, kampioni i botës nga Istogu që ndërroi jetë në moshën 35 vjeçare

Rekomandime

Për sportistët e pare që mbante të dy titujt në të dy kategoritë e peshave të rënda botërore në të njëjtën kohë.

- Advertisement -

Ai mbrojti titujt e tij plot shtatë herë nga kickboxierët më të famshëm europian dhe botëror gjithmonë duke i deklasuar në luftërat e tij.

Kulminacionin e famës së tij e arriti në vitin 2008 ku pos televizionit gjerman DSF do të transmetohej për herë të parë një natë e kickboxit në SAT1 që në atë kohë e paraqiste televizionin me shikueshmërinë më të lartë në të gjitha regjionet gjermanfolëse (Gjermani, Zvicërr, Austri ) dhe ishte njëri ndër televizionet më të shikuara në Europë.

Përballja e Besim Kabashit u shfaq për tri vite radhazi në këtë televizioni ku spektakli i Kabashit përcillej gjithmonë me flamurin kuqezi në krahët e tij dhe gjithmonë me muzikë e këngë shqipe do të ngriste publikun shqiptarë në këmbë.

Ai gjithmonë ishte paraqitur si shqiptar dhe asnjëherë nuk kishte pranuar ta ndërronte identitetin e tij dhe as nacionalitetin e tij. Identitetin e tij e shprehte me krenari.

Besimi Kabashi në vitin 2011 kishte thënë se me dy apo tri luftëra donte të përfundonte karrierën e tij dhe donte të kthehej përsëri në Kosovë ku mendonte të hapte një akademi të Kickboxit në mënyrë që të zbulonte talentët e sporteve luftarake që siç thoshte ai ishin në secilën familje shqiptare.

- Advertisement -

Mirëpo ai nuk arriti ta bënte këtë pasi që ai ndërroj jetë me 4 dhjetorë të vitit 2011 nga një sulm në zemër duke mbetur lenë prapa namin e një sportisti të madh shqiptar.

Gjithsej Besim Kabashi kishte 66 luftëra, nga to 65 fitore dhe vetëm një humbje. Kuota e fitoreve të tij me Knockout ( K.O) ishte mbi 80% që i bëri mediat gjermane dhe vendore ta quanin Kickboxieri më i rrezikshëm në botë sepse nuk kishe asnjë Kickboxier të tillë që i përfundonte luftërat në një kohë kaq të shkurtër.

Dashurinë që e kishin njerëzit për të e dëshmuan në ditën e varrimit të tij ku pati një numër të madh të pjesëmarrësve, duke e bllokuar kështu dhe qytetin. Ata që erdhën për t’i dhënë nderimet e fundit Kabashit ishin nga Amerika, Australia, Zelanda e Europa.

- Advertisement -

Kujtimi për të mbetet gjithmonë i freskët dhe veprat e tij e bëjnë atë emër të paharrueshëm për sportin shqiptar në përgjithësi dhe Kickboxin në veçanti. Karriera e ndërtuar ndër vite e bën një kampion të përmasave të papërsëritshme.

Rezultatet si profesionist :
1997 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA në 79 kg
1998 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA në 83 kg
2001 – Kampion i Gjermanisë në versionin WIKA në 81 kg
2007 – Kampion i Evropës në versionin WKA në + 95 kg
2008 – Kampion i Evropës në versionin WKA në + 95 kg
2008 – Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg
2009 – Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg
2010 – Kampion Botëror në versionin WKA në +95 kg
2011- Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit