13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Zyrtarët e AAK-së e tymosin brenda ambienteve të mbyllura, nuk respektojnë ligjin anti-duhan

Rekomandime

Kosova ka një Ligj anti-duhan, zbatimi i të cilit vazhdon të mbetet problematik.

Ligji i miratuar në Kuvendin e Kosovës parashihte që 70 për qind e hapësirave të mbyllura publike të ndalohej, derisa 30 për qind parashihej të tymosej duhani.

- Advertisement -

Por ky ligj nuk respektohet në shumicën e rasteve, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga ata të cilët e kanë miratuar.

Këtë e dëshmon një fotografi e publikuar së fundmi në Facebook nga kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ku në një lokal në fshatin Banjë të Malishevës janë mbledhur 16 burra, e ku disa prej tyre pinë duhan në ambient të mbyllur, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Në Kosovë prej datës 22 maj të vitit 2013, Ligji për kontrollin e duhanit ka hyrë në fuqi.

Ndryshe, zyrtarët e AAK-së së bashku me miqtë e tyre përveç që thyejnë ligjin anti-duhan, ata në të njejtën kohë nuk respektojnë as masat anti-Covid.

- Advertisement -

16 persona janë ulur pranë njëri-tjetrit, duke mos respektuar fare distancën, dhe asnjë prej tyre nuk mbanë as maskë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit