8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rusia ngre shqetësimin për “Defender 21” ministri i Mbrojtjes: Po monitorojmë çdo lëvizje!

Rekomandime

Rusia po vëzhgon nga afër vendosjen e forcave të NATO-s në Evropë si pjesë e stërvitjeve Defender-Evropë.

- Advertisement -

Një shqetësim i tillë është ngritur nga Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu në një takim të Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes të CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive) në Dushanbe.

“Ne vazhdojmë nga afër vëzhgimin e situatës, zhvendosjen dhe vendosjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjeve Defender-Evropë.

Ne po shikojmë rishpërndarjen e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane që mbërriti një ditë më parë në Porti shqiptar i Durrësit së bashku me 750 artikuj të pajisjeve ushtarake,” – tha shefi i mbrojtjes i Rusisë.

- Advertisement -

Vendosja e forcave të NATO-s pritej të bëhej në një shkallë të gjerë Defender-Evropë 20 Plus, por planet ndryshuan pas pandemisë së koronavirusit dhe manovrat u shtynë.

Kështu stërvitja u shty për në maj me dhjetëra mijëra trupa, duke përfshirë më shumë se 20 000 personel ushtarak amerikan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit