18.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

E rëndë, Babai afgan që e shiti vajzën te 55 vjeçari për nuse, thotë se do ta shesë edhe vajzën tjetër

Rekomandime

Familja Malik prej vitesh jeton në një kamp në kufijtë e ekzistencës, duke fituar disa dollarë në ditë. Situata u përkeqësua vetëm kur talebanët erdhën në pushtet më 15 gusht.

Parvana, 9 vjeç, është një nga shumë vajza afgane që janë shitur ndërsa kriza në Afganistan thellohet.

- Advertisement -

Babai i saj, Abdul Malik, u përpoq të shmangte shitjen; ai udhëtoi në një qytet tjetër për të kërkuar punë, mori para hua nga të afërmit dhe gruaja e tij u lut për ushqim banorëve të tjerë të kampit.

“Ne jemi tetë në familje. Më duhet të shes për të mbajtur të tjerët gjallë,” tha Abdul Malik për CNN.

Burri që dëshiron të blejë Parvanën është 55 vjeç dhe më 24 tetor ka mbërritur në shtëpinë e familjes Malik.

- Advertisement -

Ai dha para, dele dhe një copë tokë për vajzën.

Blerësi Korban nuk e cilësoi shitjen si martesë, duke thënë se gruaja e tij do të kujdesej për vajzën sikur të ishte fëmija i tyre.

- Advertisement -

“Parvana ishte e lirë, dhe babai i saj ishte shumë i varfër dhe kishte nevojë për para”, tha Korban.

“Ajo do të punojë në shtëpinë time. Unë do ta trajtoj atë si anëtare të familjes. Do të jem i sjellshëm”, shtoi ai.

Kur të mbarojnë paratë nga shitja e Parvanës, Abdul do të kthehet në fillim, me tre vajza dhe një djalë për të mbajtur.

Udhëheqësit lokalë të talebanëve në Badges thonë se ata planifikojnë të shpërndajnë ushqim për të parandaluar familjet që të shesin vajzat e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit