15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Forumi i Prespës,Rama pro, Kurti kundër Mini-Shengenit: Nuk ka vizion për rajonin, Kosova e refuzon ashpër

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin e Prespës tha se Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe është mesazh dekurajues për rajonin, edhe për Kosovën, si vend që i është mohuar liberalizimi i vizave.

- Advertisement -

Ai më tej tha se Bashkimi Evropian po është e ngadaltë dhe mungon uniteti, por sipas tij, megjithatë është alternativa e vetme pasi i takojmë këtij rajoni.

“Në vend të vazhdojmë të ndjehemi të frustruar nga BE të pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë dhe si të arrijmë aty”, tha Kurti.

Sipas tij, një pjesë e madhe e përgjegjësisë është e Bashkimit Evropian, por edhe vendet duhet t’i kryejnë punët e tyre.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës tha se Kosova e refuzon ashpër “Mini Shengenin” dhe se rajoni duhet t’i kthehet agjendës së Bashkimit Evropian.

Ai tha se kjo iniciativë nuk ka vizion për rajonin.

- Advertisement -

“Inkurajoj të gjithë t’i kthehemi agjendës së Bashkimit Evropian dhe asaj transatlantike. Pakënaqësia me BE-në nuk duhet të instrumentalizohet nga vendet që nuk e duan NATO-n apo e mbështesin Federatën e Rusisë”, tha Kurti.

Edi Rama nga Ohri flet për minishengenin: Ajo që i mban të lidhura Kosovën e Serbinë nuk duhet t’i mbajë peng shtetet e tjera

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit