16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vuçiq pas takimit me Grenell: S’ka ndarje të Kosovës

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka filluar që pak nga pak të ndajë në publik detaje nga takimi që ka pasur me emisarin e peridentit të SHBA’së për dialogun, Richard Grenell.

- Advertisement -

I pyetur nga gazetarët nëse Grenell ishte i mendimit që të shfuqizohet taksa dhe që Serbia të jepte diçka në këmbim të një vendimi të tillë, Vuçiq ka thënë se askush nuk ka ofruar asgjë dhe që Serbia nuk do të marrë asgjë.

“Askush nuk ka ofruar as ndarje, askush nuk po na ofron asgjë. Ata nuk do të na japin asgjë”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka thënë se të gjitha shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës, dëshirojnë që ta shohin “Serbinë pa Kosovën”.

- Advertisement -

“Ne kemi diçka në imagjinatë dhe kemi nevojë të marrim diçka, por askush nuk do të na ofrojë asgjë, mbajeni në mend këtë”, ka shtuar tutje kreu i Serbisë.

Ndërkohë ka thënë se për të folur në mënyrë të plotë rreth takimit me Richard Grenell, do të dalë pasi të ketë menduar mirë rreth atyre që janë diskutuar dhe kur të reflektojë nga një takim i tillë.

- Advertisement -

“Vetëm atëherë do të dalë në publik’, ka thënë Vucic.

Për bisedën me Grenell Vuçiq ka thënë se ka qenë një bisedë serioze dhe e hapur.

“Biseda ishte serioze, e hapur dhe e përgjegjshme dhe kjo është gjithçka që mund të them”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit