Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi ka përmendur emrin e Rexhep Selimit dhe Fatmir Limajt në rastin e aten tatit të tij.
Madje, Rudi, mbrëmë në një intervistë për Kanal10, theksoi se truprojat e shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së e kanë bërë aten tatin e tij për ta vr arë me 15 dhjetor të vitit 2000 në Arllat.
Mirëpo, këto deklarata, në Vetëvendosje po shihen si fushatë para zgjedhjeve.
Aktivistja e vetëvendosjes, Laurë Islami i ka dal në mbrojtje Rexhep Selimit, duke ju drejtuar Rudit: “Tash tu kujtu a? Ec more mos rrej”.
Tutje, aktivistja e LVV-së theksoi se Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk “ju shiten më” deklarata e tilla.
“Po të kishte fakte, moti e kish vujtur dënimin për këto politika të LDK-së bëhen veç kur janë zgjedhjet afër. Po nuk ju shiten”, ka shkruar ajo.