7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arben Gashi i reagon Vjosa Osmanit pas përplasjes me Kujtim Shalën

Rekomandime

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i rikthyer në Kuvend pasi që u përball me Covidin-19, ka vazhduar sikurse bashkëpartiaku i tij Kujtim Shala përplasjen me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani. Ai i ka kërkuar Osmanit që të mos bëjë komente nga karrigia e kryesuesi të Kuvendit.

Natyrisht siç ka thënë Gashi, edhe kryetarja e Kuvendit ka të drejtën për të shprehur qëndrimet e saj për të gjitha çështjet që diskutohen në Kuvend, por se këtë duhet ta bëjë nga foltorja e Kuvendit si deputetët e tjerë.

- Advertisement -

Të mos komentohet, kjo po kërkohet, sepse edhe kryetari ka të drejtë të shprehë qëndrimet e veta, si çdo kush tjetër, jo ndërhyrje në fjalë përveç nëse bëhet ndërhyrja për procedurë.

Të jemi të qartë, sepse kemi një rregullore që nuk mundet ta tejkalojë kërkush, nuk ka këtu vlerësim individual e personal”, tha Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit