Vedat Muriqi është në fazën e fundit të rikuperimit dhe lajmet e fundit nga Lazio bëjnë me dije që sulmuesi kosovar mund të jetë gati për ndeshjen kundër Napolit
Muriqi u lëndua në ndeshjen kundër Zenitit në kuadër të Ligës së Kampionëve, të cilën Lazio e fitoi me rezultat 3-1,
26 vjeçari është në fazën e fundit të rikuperimit, dhe tani do të rikthehet për t’u stërvitur me skuadrën.
Lazio në fundjavë do të përballet me Napolin në derbin e javës në Itali dhe Muriqi pritet që të jetë i gatshëm për këtë përballje.