2.5 C
Pristina
Tuesday, November 12, 2024

A ka LDK-ja votë për Ramush Haradinajn president? Flet Arben Gashi

Rekomandime

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka treguar nëse do ta votojnë për president të vendit kandidatin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në emisionin DPT te Fidani në T7, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk e di se kush do të jenë kandidatët për president.

- Advertisement -

“Nuk e di kush do të jenë kandidatët për president, a do të jetë ndonjë kandidat që nga këndvështrimi im personal e bën të pazgjidhshëm që unë të mos marr pjesë në votim”, ka thënë ai.

Gashi ka shpjeguar se pse me Vetëvendosjen kishin tentuar që të merreshin vesh edhe për presidentin.

Ai thotë se një gjë e tillë nuk bëhet me koalicionin aktual, sepse nuk i kanë numrat.

- Advertisement -

“Me Vetëvendosjen i kishim numrat, çështja e presidentit ishte në tavolinë. Me këtë koalicion jo sepse nuk i kemi numrat”, shton ai.

I pyetur nëse kanë votë për Ramush Haradinajn, ai thotë se nuk mund të tregohet kjo pasi që nuk ka ende kandidat zyrtar.

- Advertisement -

“Nuk thashë që nuk kemi votë për Ramush Haradinajn, unë thashë që nuk kemi akoma një kandidat zyrtar. Pozicioni që unë kam nuk më lejon paraprakisht me folë për votën personale. Unë muj me dalë qysh kanë dalë kolegët e mi me thanë po s’u bë kështu nuk bëhet hiç. Haradinaj mund të jetë kandidat i mirë, po në fund të fundit vlerësimi bëhet me votë në kuti”, shton ai.

Haradinaj do ta marrë përgjigjen me votë, thotë tutje Gashi.

“Z. Haradinaj nëse do të jetë njëri nga kandidatët do ta marrë përgjigjen në kuti, edhe disa çështje kanë mbetë pa u sqaru. Deri tash ai është dëshirë politike e Aleancës që të jetë president, po nuk është kandidat. Kandidat konsiderohet ai person që plotëson kushtet dhe që i ka të paktën 30 nënshkrime të deputetëve. Nuk kemi tash asnjë. Mund të kemi nëse dikush arrin t’i mbledhë 30 nënshkrime. Edhe pretendentët e sotëm duhet të kenë parasysh dy elemente, çështja e parë sapo të konstituohet Kuvendi është zgjedhja e presidentit”, ka thënë ai.

LDK-ja deri më tani e ka kundërshtuar propozimin e AAK-së që Ramush Haradinaj të jetë kandidat i koalicionit për president të vendit.

Në anën tjetër, partia që udhëhiqet nga Haradinaj ka thënë se nëse nuk iu përmbushet kjo kërkesë do të shkohet në zgjedhje të reja.

Deri atëherë vendi që nga dorëheqja e presidentit Hashim Thaçi po funksionon me u.d. të presidentit. Vjosa Osmani si u.d. e presidentit do të qëndrojë në këtë pozitë në një periudhë gjashtëmujore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit