3.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Anëtari i LDK’së: Zgjedhjet janë të pashmangshme, Lista Serbe na iku prej koalicionit

Rekomandime

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe jo vetëm për çështjen e presidentit.

Ai tha se Lista Serbe dje në Beograd ka treguar se nuk e sheh veten si pjesë të koalicionit.

- Advertisement -

Dje në Beograd u pa qartë që lista serbe nuk e sheh më veten pjesë të koalicionit. Veprimet e tyre destruktive në Kuvend janë po ashtu tregues që ata tashmë punojnë kundër qeverisë Hoti.

Shto kësaj edhe pamundësinë për marrëveshje rreth Presidentit dhe bëhet e qartë që zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen para Shkurtit 2021, që do të thotë nuk ka gjasa teorike që qeveria e ardhshme të zgjedhjet para Majit 2021 dhe ta kalojë buxhetin, kjo në skenarin më të mirë”, ka shkruar Rugova në Facebook.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nuk duhet t’i komplikohet jeta e qytetarit pa nevojë e për inate provinicale.

Duhet lënë retorikat propagandistike dhe duhet marrë vendime serioze për vendin. Për të tjerat le të vendosë sovrani”.

- Advertisement -

“Afati i fundit për votimin e buxhetit është Marsi i vitit 2021. Nëse VV dhe PDK vërtet duan zgjedhje atëherë duhet votuar buxhetin, përndryshe do të jenë përgjegjëse për bllokadën totale financiare të vendit me 1 Prill 2021”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit