-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pasardhësit e themeluesve të UÇK-së kalojnë pasditen bashkë

Rekomandime

Pasditen e sotme kanë qëndruar bashkë djemtë e themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku e Kadri Veseli.

- Advertisement -

Në një fotografi të publikuar nga djali i Sami Lushakut, Mërgimi, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, shihen edhe djali i Thaçit, Endriti si dhe djali i Veselit, Klestori.

Lushtaku ka thënë se është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të UÇK-së, por njëkohësisht ata ndihen krenarë për këtë fakt.

“Është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ndihemi krenarë që jemi pasardhës të ÇLIRIMTARËVE! #LiriaKaEmër”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

Kujtojmë se Thaçi e Veseli ka më shumë se një muaj që gjenden në paraburgim në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzave ndaj tyre për krime lufte.

Bashkë me ta janë edhe ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ish-krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj dhe ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.

- Advertisement -

Ky është postimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/mergim.lushtaku/posts/3604241036323720

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit