7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Deputetja e VV-së- Shpend Ahmetit për shtigjet e biçikletave: Intervenim shkel e shko, sa për sy e faqe

Rekomandime

Deputetja e VV-së Fitore Pacollli nëpërmjet një shkrimi në Facebook i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti sa i përket ndërtimit të shtigjeve për biçikleta.

- Advertisement -

Pacoolli thotë se këto punime po bëhen shkel e shko dhe nuk duhen bërë duke ndërhyrë në trotuare.“Nëse kryetari i Prishtinës ka plan të ndërtoj shtigje për biçikleta nuk duhet t’i bëjë ato duke ndërhyrë në trotuare.

Trendet e fundit të mobilitetit urban nëpër qytete evropiane tregojnë se krijimi i shtigjeve të biçikletave në rrugë ekzistuese kryesisht bëhet duke ndërhyrë në pjesë të rrugëve ku lëvizin makinat dhe jo në hapësirën ku lëvizin këmbësorët. Kështu edhe tek ne duhet të bëhet rikthimi i hapësirës për këmbësorë e krijimi i shtigjeve për çiklistë.” shkruan pacolli në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sot gjatë ditës lexova disa reagime të qytetarëve në Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë për ndërhyrjet në disa rrugë dhe në gjerësinë e trotuareve në Komunën e Prishtinës.
Nëse kryetari i Prishtinës ka plan të ndërtoj shtigje për biçikleta nuk duhet t’i bëjë ato duke ndërhyrë në trotuare.

Trendet e fundit të mobilitetit urban nëpër qytete evropiane tregojnë se krijimi i shtigjeve të biçikletave në rrugë ekzistuese kryesisht bëhet duke ndërhyrë në pjesë të rrugëve ku lëvizin makinat dhe jo në hapësirën ku lëvizin këmbësorët. Kështu edhe tek ne duhet të bëhet rikthimi i hapësirës për këmbësorë e krijimi i shtigjeve për çiklistë.Por këtu në Prishtinë, Komuna paska vendosur të bëjë ndërtimin e shtigjeve të biçikletave duke ndërhyrë në hapësirën e trotuareve pa prekur rrugën ku qarkullojnë veturat.Kjo nuk është zgjidhje. Është intervenim shkel e shko.

- Advertisement -

Është cënim i hapësirës së këmbësorëve në emër të çiklistëve e favorizim për shoferët me vetura.Është cënimin i hapësirës për lëvizje të sigurt të prindërve me karroca fëmijësh, fëmijëve, personave me nevoja të veçanta e të moshuarve e favorizim për shoferët me makina me lëndë djegëse.Prishtina ka nevojë për intervenime që bëjnë zgjidhje afatgjatë e jo këso intervenime sa për sy e faqe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit