Komuna e Dragashit ka formuar komision vlerësues për t’iu ndarë mjete personave të invektuar me Covid-19 dhe familjarëve të personave që kanë vdekur nga ky virus.
Nga këto subvencione që po i ndan Komuna e Dragashit, deri tash kanë përfituar 179 veta në vlerë 90 mijë e 410 euro.
Sot gjatë ditës IKSHPK ka njoftuar se brenda 24 orëve janë konfirmuar edhe 385 rastë të tjera me koronavirus në nivel vendi.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 442 testime, përveç rasteve të reja janë shëruar 351 persona si dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën.