9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Lojëra të rrezikshme të Albin Kurtit

Rekomandime

NGA: ISA SHABANI

- Advertisement -

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, VV – duke shfrytëzuar zgjatjen e dorës për bashkëpunim të LDK-së, gjatë të bërit të opozitës së përbashkët në mandatin e kaluar qeverisës, përkundër sjelljeve shumë të dëmshme shtetërore në parlamentin e Kosovës gjatë qeverisë së Isa Mustafës, por edhe personalisht ndaj tij si Kryeministër – synonte koalicionin parazgjedhor me LDK-në sipas kushteve të cilat i diktonte ajo, me kandidatin për Kryeministër, Albin Kurtin. Ky ishte tentimi i parë i VV-së për futjen e LDK-së nën kthetrat e saja.

Pas këtij dështimi ajo bëri një fushatë të egër zgjedhore kundër LDK-së, partnerit politik me të cilin kinse synonte bashkëqeverisjen.

Çka VV nuk arrijti në fazën e parë, e vazhdoj gjatë bisedimeve për formimin e koalicionit paszgjedhor, duke vënë kushte nënshtruese për LDK-në.

Si duket apetitet e Kurtit pas fitores në këto zgjedhje ishin shtuar dhe besimi i tij në fundosjen e ngadalshme të LDK-së ishte forcuar. Kjo u vërejt shumë shpejt në mënyrën e bisedimeve dhe mënyrën e tij të komunikimit me partnerin me të cilin synonte bashkëqeverisjen. Ende ishte e pakjartë se ku mbështetej ky besim i tij.

- Advertisement -

Kur e kuptoj se edhe në këtë fazë nuk mund të nënshtrohet LDK-ja atëherë u pajtua që sipas kushteve të LDK-së të formohet qeveria e koalicionit me te si Kryeminister. Gjatë bisedimeve u vërejtën tendencat e para të jounitetit të LDK-së.

Në njërën anë Vjosa Osmani me disa bashkëmendimtarë synonte me çdo kusht bërjen e koalicionit dhe në anën tjetër Kryetari Mustafa dhe të tjerët, ishin për një partneritet të mirëfillt të koalicionit.

- Advertisement -

Në fund VV u pajtua për një qeveri koalicioni, por ende nuk ishte e kjartë prapavija e tërë kësaj loje politike.

Si duket Kurti gjatë tërë kohës së qeverisjes së tij kishte menduar për të gjetur pretekstin për fillimin e planit të tij egzistues – nënshtrimin deri në degradim të plotë të LDK-së. Sipas tij ky pretekst u paraqit në deklaratën e ministrit të punëve të brendshme, Agim Veliu, për shpalljen e gjendjes së jashtzakonshme.

Duke e shkarkuar Veliun, Nënkryetarin e LDK-së nga detyra e ministrit, pa konsultim paraprak me partnerin e koalicionit – ashtu sikurse parashihej në Marrëveshjen për koalicion – njërin nga individët i cili kundërshtonte koalicionin me çdo kusht, Kurti synonte të testonte vendosmërinë e LDK-së dhe matjen e forcës së përkrahësve të tij brenda LDK-së.

Ky ishte momenti vendimtar kur LDK u tregua unike dhe vendosi që të paraqes mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe nuk lejoj nëpërkëmbjen e saj nga ana e VV-së dhe Kurtit. Poashtu kjo fazë shpërfaqi edhe individët brenda LDK-së tek të cilët Kurti mbështetej në realizimin e qëllimeve të tij.

Pasiqë tentativat e Kurtit të të marrurit të pushtetit në mënyrë kushtetuese – përmes zgjedhjeve dhe të nënshtrimit poshtërues të LDK-së dështuan, kohëve të fundit kemi përshkallëzimin e përdorimit të metodave revolucionare për marrjen e pushtetit me çdo kusht nga ana e VV-së.

Nuk është aspak e rastit që aktivitetet për arritjen e këtij qëllimi nxënësi i Qosjes i intensifikon zakonisht kur qeveriset në mënyrë të suksesshme nga ana e LDK-së. E tërë kjo bëhet për dy arsye.

Së pari tentohet që LDK-ja si parti institucionale dhe rivale kryesore e VV-së në garën për pushtet të degradohet politikisht për paaftësi qeverisëse e pastaj të degradohet edhe politikisht duke mohuar rolin historik të LDK-së dhe Presidentit Rugova në historinë më të re të Kosovës duke e cilësuar ate si parti e cila ka penguar zhvillimin e proceseve pozitive historike para, gjatë dhe pas luftës së fundit.

E para ndodh me qëllim të rikthimit të Kurtit në pushtet duke personifikuar Kurtin si politikanin e domosdoshëm dhe të pazëvendsueshëm të kohës me të cilin do të identifikohej çdo gjë e mundshme progresive për Kosovën.

Me këtë do të krijohej kulti i individit i mishëruar në Albin Kurtin kurse Kosova do të udhëheqej në mënyrë autoritare.

Me forcimin e tillë politik të tij, do të mundësohej rishkrimi i historisë duke mohuar rolin historik të LDK-së dhe të Presidentit Rugova në krijimin e shtetit të Kosovës. Kështu, për të kaluarën, roli historik do t’i atribuohej të vetëquajturit “baba i kombit”, mësuesit të Kurtit dhe Antirugovistit të përbetuar, Qosja.

Kurse vendin e personalitetit të pakontestueshëm për të tashmen dhe për të ardhmen historike të Kosovës, Albin Kurti, si njeri i paprekshëm do e rezervonte për vete.

Për përshkallëzimin e metodave revolucionare të marrjes së pushtetit duhet krijuar parakushtet.

Këto Kurti mendon t’i realizoj përmes rezervimit të së drejtës për të vërtetën absolute për vetveten, duke manipuluar me masat përmes sajimit të kauzave të rrejshme (rasti me Zëvendëskryeministrin Selmanaj), duke mbajtur qëndrim përjashtues ndaj të gjitha forcave politike egzistuese, si të korruptuara, me përjashtim Vjosa Osmanin dhe përmes linqimit të personaliteteve të rëndësishme politike, sidomos atyre të LDK-së.

Me një gjendje të tillë të krijuar, do të shkohej në zgjedhje.

Për rezultatin e tyre, përmes sondazheve dhe anketimeve të porositura në studiot televizive e forma të ndryshme, duan ta përgatisin opinionin për një fitore mbi 50% të VV-së. Poashtu VV vetëm me një rezultat të tillë do të mund pranonte rezultatin zgjedhor. Se një rezultat i tillë është praktikisht i pamundur, atëherë e vetmja mënyrë e marrjes absolute të pushtetit nga ana e VV-së mbetet metoda revolucionare e dhunës. Por, nëse Albin Kurti dhe VV-ja i mbesin besnik kësaj teorie të tyre, atëherë ky do të shënonte edhe fundin politik të tij dhe të partisë së tij.

Shpresoj që brenda Vetëvendosjes do të sundoj arsyeja dhe para interesave politike të sëmura të liderit të saj do të vendosen interesat e shtetit të pavarur të Kosovës, i krijuar nga gjaku e sakrifica e popullit shqiptar të gjeneratave të shumta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit