8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Shpend Ahmeti: Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje është lajm i mirë

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se nëse lajmi se do të mbahen zgjedhjet është i vërtetë, atëherë është lajm mirë.

- Advertisement -

Sipas tij, ky është opsion i mirë, pa dashur ta nënvlerësojë aftësinë e kësaj qeveria, apo tjetrës, por që ai thotë se situate është e paqëndrueshme në kohë të krizës.

Ky është postimi i plotë:

Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje ëahtë lajm i mirë. E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtyen të besoj se zgjedhjet janë opcion i mirë.

- Advertisement -

Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme. Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim.

Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku auzorizimet për dy muaj për buxhetin 2021. Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit