20.7 C
Pristina
Monday, April 15, 2024

Ligji për paga fillon nga dhjetori, Bedri Hamza tregon kujt i rriten pagat

Rekomandime

Ligji për Pagat, i cili është miratuar më 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës ende nuk ka hyrë në fuqi. Zbatimi i tij pritet të nis nga muaji dhjetor i këtij viti. Ministri i Financave, Bedri Hamza ka treguar se kush do të përfitoi nga ky ligj dhe si do të zbatohet ai.

- Advertisement -

Buxheti i Kosovës për  këtë vit është 2,3 miliardë euro. Nga kjo shumë, rreth 616 milionë euro janë paraparë për kategorinë paga, por në këtë shumë nuk janë llogaritur ndryshimet që kanë ndodhur pas miratimit të Ligjit për paga.

“Ligji për Paga do të nis së zbatuari në muajin dhjetor të vitit 2019”, ka thënë Hamza në një deklarim për Monitor.al.

Ai tutje ka treguar se me Ligjin për Paga a do të ketë edhe ulje apo edhe rritje të pagave.

- Advertisement -

“Çdo organizatë buxhetore tani i ka të dhënat se si do të ndikoje tek stafi i asaj organizate buxhetore.  Pozitive është se në Kosovë për herë të parë çështja e pagave po rregullohet me ligj. Unë personalisht  besoj se një shumicë absolute e të punësuarave janë  trajtuar në mënyrë shumë korrekte, pa dyshim që ekziston”.

I pari i financave ka bërë me dije se me Ligjin e Pagave nuk do të  do të lejohet që të ketë efekt në uljen e shpenzimeve kapitale.

- Advertisement -

“Kur jemi te Ligji i pagave nuk do të lejojmë që të ketë efekt në uljen e shpenzimeve kapitale për arsye se do të marrim të gjitha masat e mundshme që ta menaxhojmë implementimin e Ligjit për paga pa i cenuar shpenzimet kapitale. Kosova brenda strukturës së vetë të Buxhetit ka dhe ruan nivelin më të lartë të shpenzimeve kapitale në krahasim me vendet e rajonit, dhe ky është një sinjal shumë i mirë për zhvillimin ekonomik dhe besoj se edhe në të ardhmen pavarësisht se kush do të jetë Ministër i Financave duhet ta ruaj këtë strukturë”.

Në fillimi të këtij viti, saktësisht me 2 shkurt, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Pagat në sektorin publik. Ndryshe, Projektligji për Paga ishte temë debatesh të nxehta dhe grevash të shumta.

Në shenjë pakënaqësie me këtë Projektligj, për tri javë rresht kanë qenë në grevë punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet e arsimit publik në Kosovë. Në grevë hynë edhe punëtorët shëndetësor, ata të administratës dhe të institucioneve të tjera publike.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pati deklaruar se kjo është një fitore e drejtësisë në paga, dhe Ligjin e ka quajtur hap historik të Kosovës.

Po ashtu, Veseli ka thënë se pagat do të rriten për shumicën e punëtorëve në sektorin publik. Ndërkaq partitë opozitare kanë vlerësuar se ky ligj me mos votimin e amendamenteve të propozuara është ‘masakruar’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit