3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Haxhiu e prerë: S’e kemi në plan të flasim për koalicion me PDK-në dhe asnjë parti tjetër

Rekomandime

Partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore tjetër në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen në fillim të vitit 2021.

- Advertisement -

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti, duke përjashtuar rrjedhimisht edhe Partinë Demokratike të Kosovës.Të vetëm alternativë për një arritje të mundshme bashkëpunimi, partia e Kurtit e ka me iniciativën e u.d., të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kjo e fundit që u përjashtua nga LDK.

Kështu ka thënë për GazetaBlic anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.“Koalicionet me partitë tjera, as nuk i kemi diskutuar dhe as nuk e kemi në plan ta hapim atë diskutim. Për ne subjektet sikur PDK, LDK e të tjera janë të njëjta. Ato janë përgjegjëse për kapjen e shtetit dhe degradimin e vendit dhe ne nuk kemi interes të bashkëpunojmë me të njëjtat.

Të vetmin interes që e kemi shprehur është bashkëpunimi me Vjosa Osmanin, për çka ende nuk kemi vendosur se cila do të jetë forma e bashkëpunimit. Besoj sqarohet dhe vendoset së shpejti”, është shprehur Haxhiu.Duke komentuar sondazhet e fundit, të cilat nxjerrin partinë e Kurtit si fituese absolute në këto zgjedhje, Haxhiu thotë se do t’i keni mbi 50 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

“Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari Kurti, sot gëzojnë mbështetjen më të madhe qytetare e të njëjtën nuk mund ta kontestojë askush. Siç e keni parë edhe në sondazhet e fundit, numri i deputetëve që do të përbëjnë grupin tonë parlamentar do të jetë mbi 50”, ka thënë Haxhiu.

Përkundër zyrtarëve të VV-së, ata të PDK-së e kanë lënë të hapur mundësinë e një koalicioni për të gjitha partitë.

- Advertisement -

Të paktën kështu ka thënë për GazetaBlic shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza“Për koalicion para zgjedhor ende janë mundësit e hapura, të shohim se çka prodhon situata. Ne vija të kuqe nuk kemi pasur as në të kaluarën dhe mirë që nuk kemi pasur sepse ata që i kanë pasur mandej i kanë ra vijat e kuqe. Ne konsiderojmë̈ që vijat e kuqe nuk janë të shëndetshme”, ka thënë Hamza për GazetaBlic.Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.31 janar dhe 7 shkurti janë përmendur si data që mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit