8.3 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

“Në QKMF, praktikanteve 16 vjeçare po u kërkohet të dalin në darka” – reagon drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë

Rekomandime

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komuna e Suharekës, Besa Kuqi, ka reaguar pas pretendimeve të asambleistit të pavarur Bashkim Ndrecaj, i cili dje tha se po keqpërdoret detyra nga një pjesë e stafit në QKMF, ku praktikanteve 16 vjeçare po u kërkohet të dalin në dreka dhe darka.

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme asambleisti i pavarur në komunën e Suharekës, Bashkim Ndrecaj, ka ngritur shqetësimin në Asamblenë Komunale se si nxënësit që kryejnë praktikë në QKMF, 15-16 vjeçare u kërkohet të dalin në dreka dhe darka për me t’u shkruar orët e praktikës.

Në lidhje me këto pretendime është drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komuna e Suharekës, Besa Kuqi, ajo që ka reaguar duke thënë se këto pretendime do të merren me konsideratë të lartë dhe me përgjegjësi të madhe nga ana e saj.

“Nuk do të lejojmë askënd të sfidojë vendin e shenjët të punës dhe institucionin asnjëherë, sidomos JO në këtë situatë kur po ballafaqohemi me pandeminë kur qytetari ka nevoje më së shumti për shërbime mjekësore. Të papërgjegjshmit do ti dërgojmë në Komisionin Disiplinor, dhe do të ju japim dënimin e merituar sipas ligjit kush do qofshin ata padallim ata qe përbuzin vendin e punës dhe nuk respektojnë rregullat e punës në Institucion”, ka thënë Kuqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit