Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka vizituar sot Shërbimin Spitalor të Qendrës së Klinikës Universitare të Kosovës.
Me këtë rast Hoti tha se shpreh falënderim për punën e jashtëzakonshme të bërë gjatë këtij viti, në kuadër të shëndetësisë.
“Të gjithë kur zgjohemi shkojmë në punë de kemi pagesë e kontratë, por ju shkoni duke ditur rrezikun se mund ta merrni virusin e mund ta bartni tek fëmijët, e poashtu s’ka falënderim të mjaftueshëm. Sivjet ka qenë vit historik, sidomos kur kemi parë ato kronikat gjatë viteve 60/70 me sëmundjet ngjitëse kemi menduar se s’mund të kthehem më në atë situatë, por që këtë vit urojmë mos ta kujtojmë më për këto çështje. Besoj se kemi mësuar jo veç ne por në gjithë botën, por edhe ne ishim të surprizuar sa i përket stafit shëndetësore”
“Por mënyra se si e keni menaxhuar situatën deri më tash është vërtetë punë e jashtëzakonshme. Në veçanti duhet të kemi parasysh resurset e kufizuara edhe me mjekë, edhe me shtretër, I di telashet me furnizimin me oksigjen, ose me barna, ose me siguru një shtrat që e ka vendin e oksigjenit. Është e jashtëzakonshme çfarë keni bërë që asnjë pacientë të mos vie në situatë të mos ketë shtrat. Ka pas rast kur kanë punuar ka 48 orë pa pushuar fare. Çdo qytetarë besoj se e ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme. Jemi munduar bashkë me MSH-në dhe të tjerët që të bëjmë më të mirën e mundshme”, tha Hoti.
Tutje ai shtoi se edhe tre apo katër muajt e ardhshëm janë të rrezikshëm sa i përket pandemisë COVID-19.
“Çdo qytetarë i ka pritur edhe me ankth edhe me shpresë në konferencën e orës 3 që ishte bërë praktikë, e numrit të të infektuarve. Jemi munduar të japim mbështetjen e nevojshme si qeveri, dua të falënderojë Dr.Naserin, Dr.Valbonin, ministrin e të gjithë mjekët e tjerë që ishin në dispozicion në gjysmë të natës për t’i dizajnuar masat. Jo për të eksperimentuar, por për ti zhvilluar ato. Janë siguruar edhe qytetarët edhe bizneset edhe të gjithë, një model i masave që është replikuar më pas në regjion e në vendet e tjera.Tash jemi para një situate të re, ku po presim që vaksina të shpërndahet, besoj se fazat testuese janë kaluar, kemi bërë përpjekje maksimale që të jemi në mesin e vendeve të para që marrim këtë vaksinë”
“Mendoj se është krijuar një disiplinë e mirë te qytetarët për respektim të masave, por na duhet mobilizim edhe për tre-katër muajt e ardhshëm për të dalë në krye të kësaj pandemie, duke pas vëmendje në respektim të masave.Di se shumë qytetarë e pacientë kanë vuajtur edhe nga mungesa e shërbimit të sëmundjeve të tjera gjatë pandemisë, por nuk është se kanë dalë prej rendit.E di sfidat me të cilat është përballë drejtori i SHSKUK-së, e atyre nëpër spitalet regjionale, por në të njëjtën kohë mos me ndalu shërbimin shëndetësor. U jemi borxhlinj të gjithëve dhe jemi në fund të kësaj padnemie, po shpresoj për këtë. Besoj në tre-katër muajt e ardhshëm do të ketë sërish aktivitete për kundër kësaj pandemie”, tha ai