6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Dashuria ndaj Shqipërisë kalon përmes Edi Ramës

Rekomandime

Edi Rama mbetet lideri më i pakontestueshëm në Shqipëri këto 20 vjetet e fundit. Nesë i duam shqiptarët andej kufirit, duhet ta respektojmë edhe liderin që ata e zgjedhin sa herë ka zgjedhje.

- Advertisement -

Kur kosovarët kalojnë nëpër Serbi paguajnë. Paguajnë edhe në Maqedoni. Secili kur vije në Kosovë prej Gjermanisë dhe kalon nëpër Itali i paguan nga 80-100 euro autostrada e se bën t’madhe atë pune aspak, asnjëri.

Rrugët duhet të mirembahen disi. Tuneli harxhon konstant 20 MW/h vetëm energji elektrike apo rreth 15 milionë kW/h në muaj. Perkthyer shqip sa 20 mijë familje ose sa komplet Peja apo Gjakova. Ku është mirë mirëbajtja, interveninet e çdoditshme. Së fundmi u duplifikuan edhe urat nga kufiri deri pëtej Kukësit, një kosto mbi 50 milionë euroshe.

Kundërshtitë ndaj taksës që siguron mbarëvajtjen e një rruge moderne që dërgon kosovarët për 2 orë n’deti janë politika populliste të inicuara dhe trumpetuara nga disa gazetarë kosovarë që e kanë vetëm për famë dhe para. Ata nuk shohin përtej hundës së tyre. Zatën, më tepër e kanë nga inati që i bëri fërtele në një debat të mëhershëm televiziv me arrogancën e tij.

- Advertisement -

Ne nuk duhet të veprojmë si popull me inate. Edi Rama është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë dhe e shumicës së shqiptarëve. Ai mund të qeveris keq, është punë e tyre ta ndëshkojnë me votë. Ne, s’kemi të drejtë t’u themi është i mirë apo i keq. Mos bini pre e populistëve që vrapojnë vetëm pas parave.

Nuk e ka nisur ai minishëngenin për ta favorizuar Serbinë. E ka bërë për ti bërë presion Evropës që e anashkaloi Shqipërinë.

- Advertisement -

Neve na mbetet të mos akuzojmë palidhje për çdogjë që na servojnë popullistët.

Secili kosovar që nuk do ta paguajë taksën e ka një mundësi tjetër: të kalojë rrugës së vjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit